Është mbajtur sot “online” mbledhja e e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku u miratua ngritja e 92 Zonave të Administrimit Zgjedhor.
Anëtari i Komisionit Rregullator, Muharrem Çaka kërkoi zhvillimin e një seance të posaçme për trajtimin e shqetësimit të tij lidhur me ndryshimin e adresave nga ana e Gjendjes Civile.
Por gjatë kësaj konference, Anëtarja e Rregullatorit, Helga Vukaj ka zbuluar se është prekur nga koronavirusi.
E pyetur nga përfaqësuesi i PD-së nëse është në zyrë apo shtëpi, ajo tha se ndodhet në shtëpi, pasi është prekur nga COVID-19.
Biseda:
Felga Vukaj: Fol me zë
Në zyrë je?
Vukaj: Jo s’jam në zyrë, jam në shtëpi, me Covid
U, ç’thua moj? Të shkuara. të shkuara. Po Bujari?
Vukaj: Edhe Bujari
Ashtu kam nusen unë, me Covid
Vukaj: Dita e 7-të sot
Dita e 11-të sot