Pronarët e disa bizneseve në Lungomare të Vlorës kanë vendosur të mbyllin lokalet në shenjë protestë.
Janë mbi 90 biznese përgjatë Lungomares që kanë vendour shirita dhe kanë ndaluar aktivitetin e tyre në shenjë proteste pas përplasjes me policinë.
“Muzika nuk përhap Covid-19. Bret dhe restornatet në Lungomare do të qëndrojnë të mbyllur për shkak të kufizimeve të orarëve dhe jetës. Turizmi ka nevojë për muzikë dhe gjallërim”, shkruhet në një karrige jashtë një lokali që është mbyllur.
Ata kërkojnë që ora policore të shtyhet, ndërsa janë shprehur se nëse kërkesat e tyre s’do të plotësohen atëherë protesta do të përshkallëzohet.