Hapësire reklamuese

Showbiz

VIDEO/ Banorët e rinj të “BBV” futen në grevë urie, ja cila është arsyeja

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Banorët e rinj të “BBV” futen në grevë
Banorët e rinj të shtëpisë së Big Brother Vip pasditen e sotme kanë marrë një vendim. Ata kanë vendosur që të futen në grevë urie, për një arsye tepër të veçantë. Teksa ishin duke biseduar së bashku në dhomën e grimit banorët e rinj vendosën që të futen në grevë urie si shenje proteste për gratë e dhunuara. Ata ranë dakord që t’ua bënin të ditur edhe banorëve të vjetër, në mënyrë që edhe ata t’i bashkoheshin kauzës, mirëpo këta të fundit refuzuan. “Ne kemi menduar të bëjmë një gjest sakrifikues për gratë e dhunuara, që të mos konsumojmë ushqim”, u thotë Antoneta banorëve mirëpo nuk morën përkrahjen e duhur, pasi asnjëri prej tyre nuk tha ‘po’. Dea u bëri të ditur se ka luhatje tensioni e se nuk mund të qëndrojë dot pa ngrënë. “Na duhet të hamë, të ushqehemi, na duhet edhe për Prime. Mua më bie tensioni”, tha Dea.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.