Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
75 %
1.5kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

VIDEO/ ATENTAT në mes të Shkodrës, plagoset ish-kryetari i komunës së Velipojës, autorët e qëllojnë me silenciator pas shpine

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryetari i komunës së Velipojës, Pashko Ujka, ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasdien e sotme në afërsi të banesës së tij.

Burime bëjnë me dije se ai është qëlluar pas shpine e armë zjarri dhe ka marrë plagë në shtyllën kurrizore, teksa autori ka përdorur silënciator për të shmangur zhurmën.

64 vjeçari është nisur menjëherë drejt spitalit, ndërkohë që policia vijon krehjene  zonës me qëllim kapjen e autorit.

Dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me periudhën 2011-2015 kur Ujka ka shërbyer si kryetar komune, pasi ai është plagosur edhe 2 herë të tjera.

“Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë  dhe vijon krehja e  zonës  me qëllim kapjen e autorit.

 Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po  vijon punën për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes”, njofton Policia. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img