Që prej ditës së djeshme video ku dy modelet Arta Elezaj dhe Arta Nitaj shihen teksa talleshin e fenë islame, po bën xhiron e rrjetit.
Ishte këngëtari Butrint Imeri ai cili kishte ftuar dy vajzat në festën e ditëlindjes së tij dhe ndau videon e modeleve, pa marrë parasysh revoltën që do nxiste kjo video. Në pamjet e publikuara nga Butrinti, video e cila u fshi pak më vonë, por që ishte tepër vonë, Arta Nitaj shihej duke u tallur me fenë islame.
Modelja ishte e veshur me një fustan me një si tip mbulese në kokë, bënte shaka duke thënë se ishte duke e falur mëngjesin.
Ndërkohë, ditën e sotme ka ardhur edhe reagimi i vetë Artës. Përmes një postimi në “Instagram”, modelja i ka kërkuar falje të gjithë atyre besimtarëve që janë ndjerë të fyer, teksa ka theksuar se ajo vetë i përket fesë Islame dhe s’ka patur qëllim të fyejë askënd.
“Jam besimtare e palëkundur në ZOT e në fenë Islame, respektoj po ashtu fenë e secilit. Në videon që po qarkullon asnjëherë ska qenë qëllimi me fy fene, të cilës dhe vetë i përkas”, shkruan Arta ndër të tjera.