Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Enj
26 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
27 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

VIDEO/ Arratisje si në filma, zbulohet skema se si të burgosurit do arratiseshin, kishin gërmuar tunelin 50 metra të gjatë

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja kanë dalë lidhur me arratisjen e planifikuar të bugosurve në “Idrizovë”  të Maqedonisë së Veriut.

Sipas mediave vendase mësohet se të burgosurit të cilët ishin të dënuar me burgim të përjetshëm apo me shumë vite burg kishin muaj që gërmonin për tunelin të cilin do e përdornin për tu arratisur.

Gërmimi i tunelit ishte i mirëorganizuar, ndërkaq disa prej të burgosurve kanë punuar me turne për tunelin i cili ende nuk kisht përfunduar mirëpo deri tani ishte 50 metra i gjatë.

Pasi u zbulua vendi i mundshëm nga ku personat e bugosur mund të realizonin planet e tyre të arratisjes, është shtuar më tepër siguria dhe janë firmosur disa marrëveshje për shembjen e objekteve të vjetra pranë ambienteve të burgut.

Për ngjarjen reagoi edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski i cili menjëherë shkarkoi drejtorin e burgut Shpend Tahiri dhe emëroi Zoran Jovanovskin.

 

Më shumë