Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO: Antidroga dhe Shqiponjat "mbijnë" në mes të pyllit në Shkodër, arrestojnë në gjumë rojet e parcelave me hashash (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO: Antidroga dhe Shqiponjat "mbijnë" në mes të

6 shtetas kanë rënë në prangat e Policisë në Shkodër dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, pas një operacioni për goditjen e paligjshmërisë në fushën e kultivimit të narkotiokëve. Siç shihet nga pamjet që shpërndan vetë Policia, të arrestuarit janë kapur në gjumë në parcelat e hashashit.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative është organizuar dhe finalizuar operacioni “Gimaj”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- Gjokë Foleta, 56 vjeç, Pal  Alia, 23 vjeç, Besnik  Rripa, 22 vjeç, D. Q., 17 vjeç, M.Kroni, 22 vjeçe dhe E. Gjelaj, 24 vjeçe. Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit E. Gj. dhe Rr. Rr. 

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar  bimë narkotike në një zonë malore të pyllëzuar të   fshati Gimaj, Shkodër.  Gjatë kontrollit është gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një armë zjarri automatike me 2 krehër me fishekë.  

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, arma e zjarrit, krehrat me fishekë dhe 7 aparate celular. 

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”dhe ”Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu