Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
49 %
0.5kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

VIDEO/ Ambasadorja e BE-së fillon punën në Shqipëri, flet shqip: Hapja e bisedimeve të anëtarësimit na sjell afër dhe na bën më të fortë

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja e re e Bashkimit Europian në vendin tonë , Christian Hohmann, nisi zyrtarisht këtë javë misionin e saj në Shqipëri.

Përmes një video-mesazhi, të adresuar për shqiptarët, Hohmann u tha se hapja e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë do të sjellë më afër BE-në me vendin tonë dhe se kjo gjë na bën më të fortë.

Më tej ambasadorja u shpreh se është e gatshme që të punojë me të gjitha palët politike, institucionet dhe qytetarët për anëtarësimin sa më shpejt të Shqipërisë në BE.

“Është nder i madh të përfaqësoj Brukselin në Tiranë dhe të punosh për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Shqipëria sapo ka nisur një kapitull të ri në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Hapja e bisedimeve na afron dhe na bën më të fortë.

Ajo ofron mundësi të mëdha për konsolidimin e progresit të arritur dhe thellimin e transformimit të vendit tuaj.

Pres me padurim të punoj me të gjithë, institucionet shqiptare, forcat politike, shoqërinë civile, qytetarët për ta bërë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian”, tha ajo, teksa e mbyll fjalën duke thënë “Faleminderit”.

 

Më shumë