Një aksident i rëndë ndodhi më 11 dhjetor, rreth orës 18:50, në lagjen nr. 1, Pogradec në zonën e ish Rodeo-s.
Shtetasi A. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, aksidentoi shtetasin A. V., rreth 30 vjeç, banues në Pogradec, i cili menjëherë u dërgua në spital për shkak të plagëve të marra.
Ndërkohë, ditën e sotme kanë dalë pamjet e aksidentit ku shoferi shihet teksa ka përplasur 30 vjeçarin dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Më datë 11.12.2022, rreth orës 18:50, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi A. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklistin A. V., rreth 30 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e automjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhej në njoftimin e policisë.