Hapësire reklamuese

Rajoni

VIDEO/ Aksident zinxhir në Itali, përplasen 100 automjete, mbi 25 persona të plagosur

Shkruar nga Newsbomb

100 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir që ka ndodhur këtë të hënë në Itali.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur në në rajonin e Emilia Romano pranë qytetit Modena në Itali në Autostradën A22. Për shkak të përplasjes njëra pas tjetërës kanë mbetur të plagosur 25 persona, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Nga hetimet paraprake të autoriteteve italiane shkak për aksidentin është bërë mjegulla e dëndur në autostradë e cila ka penguar fushëpamjen e shoferëve, Pasi ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve më pas ka vazhduar përplasja zinxhir.

Qindra forca zjarrfikëse kanë shkuar në vendngajrje ndërsa autostrada është bllokuar në një distancë prej 70 kilometrash.

Policia rrugore në Itali bllokoi gjithashtu hyrjen në Autostradën A22 për disa orë në mënyrë që problemet me qarkullimin që u shkaktuan nga aksidenti zinxhir  të zgjidheshin.

Po këtë ditë në autostradën A22 për shkak të motit të keq dhe mjegullës së dendur u shënua një tjetër aksident ku humbi jetën shoferi i një kamioni.

100 automjete perfshihen ne nje aksident zinxhir, Itali

100 automjete perfshihen ne nje aksident zinxhir, Itali

100 automjete perfshihen ne nje aksident zinxhir, Itali

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese