Hapësire reklamuese

Bota

VIDEO/ Aksident i rëndë në Turqi, dy tramvajë përplasen “kokë më kokë”

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Aksident i rëndë në Turqi, dy tramvajë përplasen

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në provincën veriore të Turqisë, Samsun. Siaps mediave vendase mësohet se dy tramvaje janë përplasur “kokë më kokë” me njëri-tjetrin dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 26 persona, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën.

“Në aksidentin që ndodhi në lagjen Canik të Samsunit mëngjesin e së premtes, dy tramvaje të sistemit të hekurudhave të lehta Samsun (SAMULAS) u përplasën me njëri-tjetrin pranë stacionit të Piazza”, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet me dije se në vendin e ngjarjes menjëherë kanë shkuar një numër i madh i autoriteteve të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, zjarrfikës dhe ekipet mjekësore.

Ekipet mjekësore i kanë transferuar të plagosurit me ambulance në spitalet më të afërta të qytetit. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit si dhe shkakut që solli përplasjen.

https://twitter.com/TurkOrient/status/1667085726280740868

Sondazh

Poll