Një aksident zinxhir ka ndodhur pak minuta më parë në Fier, ku janë përfshirë të paktën 8 makina.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si “Zogu i Zi” në Fier, ku tetë makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Në aksident është përfshirë edhe një motor shpërndarës picash.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.
Policia ka mbërritur tashmë në vendngjarje dhe është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.