Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

VIDEO/ “A jeni gati?” Luiz Ejlli zbulon emisionin e madh që është bërë pjesë

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ “A jeni gati?” Luiz Ejlli zbulon emisionin e madh që

Si lojtar e kemi parë që di të “shkundë” konkurrentët e tjerë. Big Brother Vip 2 ishte vetëm për Luiz Ejllin dhe kjo e gjitha merita e këngëtarit.

Brenda në shtëpi ai është “spikatur” edhe për mënyrën se si kërcen, madje shumë nga kërcimet e Luizit janë bërë trend në “TikTok” dhe shumë prej fansave të tij i kanë sugjeruar pjesëmarrjen në një kompeticion kërcimi. Mos vallë dëshira e fansave të tij po bëhet realitet dhe fituesi i Big Brother Vip 2 ka vendosur që të “shkundë” edhe konkurrentët e Dancing With the Stars”?!

Së fundmi, Luizi ka postuar një video në zyrat e televizionit “Top Channel” krah stafit të emisionit që pritet të startojë shumë shpejt “Dancing With the Stars”.

“Me gjana t’mira, me gjana t’bukra. Dancing”, thotë Luizi, por a do të jetë në pistën e kërcimit apo është thjesht pjesë e produksionit këtë nuk na i ka zbuluar.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese