Hapësire reklamuese

Bota

VIDEO/ 8 të vdekur nga zjarret në Turqi, turistët "ia mbathin me të katra" nga vendet bregdetare

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ 8 të vdekur nga zjarret në Turqi, turistët "ia

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë pjesën jugore të Turqisë. Zjarri i rënë në vendet bregdetare ka detyruar turistët e shumtë të largohen dhe të braktisin menjëherë plazhin.

Kjo është dita e 6-të radhazi që vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive, ndërsa vendi po përballet me krizën më të rëndë nga situata e zjarreve. Zjarret më masive kanë rënë përgjatë brigjeve Mesdhetare dhe Egje të Turqisë, një rajon i madh turistik.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu falënderoi BE për dërgimin e një avioni nga Kroacia dhe dy nga Spanja. Qeveria e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan është kritikuar për mungesën e avionëve zjarrfikës në vend.

Sondazh

Poll