Një grup emigrantësh në Greqi festojnë sulmin me 7 të vdekur në Jerusalem
Në një kamp emigrantësh në Greqi janë dëgjuar thirrje të palestinezëve në orët e vona të mbrëmjes së djeshme pasi morën informacionet se në një sinagogë në Jeruzalem u vranë shtatë persona.
Në një mënyrë ta pabesueshme ata nisën të festonin. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës, pa paralajmërim, kur disa prej të ftuarve kanë dalë nga strehimoret e tyre në oborr duke bërtitur parulla. Siç shihet në video, emigrantët, kryesisht arabishtfolës dhe palestinezë, bërtasin parulla në favor të Palestinës.
“Rroftë Palestina” dëgjohen të thonë ndër të tjera, ndërsa kanë kënduar edhe një këngë tradicionale palestineze, të titulluar “Unë jam palestinez”. Aty bërtisnin dhe “Allahu Ekber”.
Kujtpjmë që kjo festë erdhi pasi sulmit vdekjeprurës. Gjithsej shtatë izraelitë u vranë dhe tre u plagosën të premten mbrëma në lagjen Neve Yaakov.
Autori i armatosur u qëllua dhe u vra, tha policia. Zëdhënësi i Hamasit tha se sulmi ishte në hakmarrje për sulmin e ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve Jenin të enjten, i cili vrau nëntë palestinezë dhe plagosi 20 të tjerë në përleshjet me ushtarët izraelitë.