Janë lexuar sot emrat e delegatëve në Përmet dhe Këlcyrë, që kanë firmosur formularin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar me datë 11 Dhjetor.
Ka qenë seklretari i degës në Përmet, Arison Lipe ai i cili ka bërë me dije se nga 60 delegatë që përbëhet kjo degë, 44 prej tyre kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit.
“Jemi mbledhur këtu për të bërë prezent delegatët e 11 dhjetorit. Unë jam Alson lipe, Sekretar i Degës. Dega jonë përbëhet nga 60 delegatë, nga të cilët kanë firmosur 44 për Kuvendin e 11 dhjetorit”, tha Alson Lipe, i cili më pas vijoi me leximin e emrave të cilat mund ti zbuloni në videon e mëposhtme.
Ndërsa, në Këlcyrë nga 45 delegatë kanë firmosur 32 prej tyre për kuvendin e PD më 11 dhjetor të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Emrat e delegatëve i lexoi Moreno Allamani, kryrtar i Forumit Rinor te PD-së në Këlcyrë.