Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
3.6kmh
0 %
Mar
17 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Vëzhguesi ndërkombëtar i ONM-së sulmoi SPAK-un, reagon KLP: S’mund të rrijmë indiferent, po dëmtoni imazhin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ef71b6cf43bd4a34ce1c1636a4bb13ac

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar ndaj akuzave të përfaqësuesit të ONM-së, Theo Jacobs, i cili akuzoi Strukturën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për pushimin e shpejtë të çështjes për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Shkodër, Selim Kryeziu, ndërsa la të kuptohej se hetimet nuk kishin qenë të plota.

KLP në deklaratën për media shkruan se Këshilli është organ themelues i SPAK dhe mbikëqyrës sa i takon performancës dhe disiplinës së prokurorëve të kësaj strukture.

KLP thotë se këto deklarata nuk duhet të bëhen publikisht, pasi cenojnë imazhin e institucioneve.

“Këshilli ka për detyrë të garantojë, midis të tjerash, llogaridhënien dhe statusin e prokurorëve të republikës, përfshi prokurorët e SPAK. Për më tepër Këshilli është organ themelues i SPAK dhe mbikëqyrës sa i takon performancës dhe disiplinës së prokurorëve të kësaj strukture. Në këto kushte ne nuk mund të jemi indiferentë ndaj deklaratave publike që lidhen me profesionalizmin dhe integritetin e prokurorëve të SPAK,” thuhet në deklaratë.

Deklarata e Plotë:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (Këshilli) është njohur zyrtarisht me komentet e përfaqësuesit të ONM gjatë një seancë dëgjimore të mbajtur në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në datën 17.07.2020 dhe reagimin publik të SPAK ndaj këtyre komenteve.

Kujtojmë se sipas Kushtetutës, Këshilli ka për detyrë të garantojë, midis të tjerash, llogaridhënien dhe statusin e prokurorëve të republikës, përfshi prokurorët e SPAK. Për më tepër Këshilli është organ themelues i SPAK dhe mbikëqyrës sa i takon performancës dhe disiplinës së prokurorëve të kësaj strukture. Në këto kushte ne nuk mund të jemi indiferentë ndaj deklaratave publike që lidhen me profesionalizmin dhe integritetin e prokurorëve të SPAK.

Ne jemi të vetëdijshëm së suksesi i SPAK varet, në rradhë të parë, nga cilësia dhe integriteti i prokurorëve të saj. Me këtë bindje, në një përpjekje për të përzgjedhur prokurorët më të mirë, ne zhvilluam një proces tepër kërkues dhe transparent i cili zgjati plot 9 (nëntë) muaj. Në kuadër të atij procesi ne verifikuam në detaj profesionalizmin dhe integritetin e të gjithë kandidatëve.

Kujtojmë se pavarësisht verifikimeve tona të thella, kushti mbi kushtet për të gjithë kandidatët ishte kalimi me sukses i sprovës se vetting – ut. Të gjithë prokurorët që sot shërbejnë në SPAK, e kanë kaluar këtë sprovë. Natyrisht që integriteti dhe profesionalizmi i prokurorëve të SPAK nuk verifikohet vetëm një herë. Eshtë detyra e Këshillit të sigurohet në vijimësi për garantimin e standardeve profesionale e etike të prokurorëve të SPAK. Në këtë kuadër të gjitha institucionet dhe publiku i gjerë janë të ftuar të ndihmojnë Këshillin në realizimin e kësaj detyre të rëndësishme.

Nga ana tjetër, nuk duhet harruar se SPAK është institucion i ri i cili, mishëron aspiratën dhe mundësinë tonë më të mirë si shoqëri për arritjen e drejtësisë shoqërore përmes goditjes penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit, me gjasë dy plagët më të thella të vendit. Në këto kushte, suksesi i SPAK, do të përcaktohet edhe nga imazhi publik i institucionit të ri dhe besimi që ai duhet të ngjallë tek publiku. Pikërisht në funksion të garantimit të këtij besimi, pa të cilin institucionet e drejtësisë nuk mund të funksionojnë në asnjë vend të botës, deklaratat publike (qofshin edhe personale) që venë në dyshim integritetin dhe/ose profesionalizmin e prokurorëve janë të qortueshme pasi sistemi ynë ligjor ofron mjete dhe procedura të përshtatshme për trajtimin e cdo pretendimi që lidhet me profesionalizmin dhe integritetin e prokurorëve. Cdo pretendim i këtij lloji nuk mund të trajtohet veçse në mënyrën e parashikuar nga ligji dhe në intitucionet e parashikuara

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img