Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
2.6kmh
0 %
Mër
13 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

“Vëzhguesi i ONM, presion të përsëritur”, zbardhet LETRA konfidenciale për kreun e KPK nga trupi gjykues që konfirmoi në detyrë Elisabeta Imerajn: Jemi të ofenduar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre anëtarët e trypit gjykueses të kryeprokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj, janë përplasur me vëzhguesin ndërkombëtar të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs.

Përmes një letre konfidenciale drejtuar kryetares së KPK, tre anëtarët e trupës gjykuese, përkatësisht Olsi Komici, Roland Ilia si dhe Suela Zhegu, shkruajnë se dënojnë sjelljen e vëzhguesit Jacobs në seancën dëgjimore gjatë procesit të vettingut, ku pati debate të forta mes tij dhe drejtueses së prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Gjatë kësaj seance, e cila zgjati për rreth 8 orë, Jacobs ngriti dyshime se Imeraj ka përgjuar dhe vëzhguar kolegun e tij, Hans Kijlstra tashmë të larguar nga ONM.

letra

Në letrën e klasifikuar konfidenciale, anëtarët e trupës gjykuese shprehen se janë ndjerë të keqardhur dhe të ofenduar nga sjellja joprofesionale, fyese dhe paragjykuese si dhe në tejkalim të çdo kompetence nga vëzhguesi ndërkombëtar.

“Qëndrimet paragjykues, fyerjet e shpeshta na kanë bërë që të ndihemi jo komod dhe nën presion. Me qëndrimin e tij dhe presionin e ushtruar nga vëzhguesi në mënyrë të përsëritur ka dashur qartazi të influencojë vendimmarrjen.

Kjo sjellje bie ndesh me frymën e deritanishme të bashkëpunimit midis Komisionit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.” thuhet ndër të tjera në letrën konfidenciale.

Në përfundim, tre anëtarët e trupës gjykuese të drejtueses së prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj, shprehin besimin se raste të tilla që sipas tyre, dëmtojnë procesin e rivlerësimit si dhe bashkëpunimin me ONM-së të mos përsëriten më.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img