Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

“Vëzhguesi i ONM presion për shkarkimin e prokurores”, gazetari: Teo i “hekurt” është kthyer në sekser ordiner! Ku është drejtësia e re?!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre anëtarët e trupës gjykuese të prokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj, përkatësisht Olsi Komici, Roland Ilia si dhe Suela Zhegu, i kanë dërguar kryetares së KPK-së një letër konfidenciale, por që është bërë publike në media.

LEXO EDHE: “Vëzhguesi i ONM, presion të përsëritur”, zbardhet LETRA konfidenciale për kreun e KPK nga trupi gjykues që konfirmoi në detyrë Elisabeta Imerajn: Jemi të ofenduar

Ata ankohen se vëzhguesi ndërkombëtar i ONM-së, Theo Jacobs ka ushtruar disa herë presion mbi trupën gjykuese për të ndikuar në vendimarrje. Në letrën e klasifikuar konfidenciale, anëtarët e trupës gjykuese shprehen se janë ndjerë të keqardhur dhe të ofenduar nga sjellja joprofesionale, fyese dhe paragjykuese si dhe në tejkalim të çdo kompetence nga vëzhguesi ndërkombëtar.

letra 1

Gazetari i kronikës Elton Qyno ngre shqetësimin e madh në rast se konfirmohet vërtetësia e kësaj letre që mban 3 firmat e anëtarëve, duke e quajtur vëzhguesin ndërkombëtar një sekser që vërtitet zyrave lartë e poshtë për të ndikuar mbi vendimet e trupës gjykuese.

Dokumentin, gazetari e vlerëson si një letër që kur lexohet të bën të klithësh, për vetë faktin e problemit që shqyrton ankesa e tyre. Qyno apelon që të merren masa nga organet kompetente, të shihet vërtetësia e letrës dhe e firmave, dhe çdokush që ka kryer vepër penale të mbajë përgjegjësi, përfshirë këtu dhe vëzhguesin ndërkombëtar Theo Jacobs, roli i të cilit është të dëgjojë e të vëzhgojë procesin, të rekomandojë dhe të pyesë, e jo të ndikojë në vendimin e trupës gjykuese.

Shënimi i Elton Qynos

Vëzhguesi i “hekurt” Teo, që u kthye në sekser i drejtësisë së re

Kam shkruar disa herë për procesin e vettingut dhe gjyqet e vettingut, ku pas çdo shkrimi sigurisht kam marë kritika. “…pse shkruan kështu?, prokurorë e gjyqtarë janë të korruptuar, plehra, të lidhur me këtë e të lidhur me atë…”-më thonë.

E unë që jam këthej, “…të drejtë keni zotërinj, por s’janë të gjithë ashtu, ka dhe nga Vettingu plehra sa të doni…”. Drejtësia është një “pyll” që ka kafshë të egra. Dhe që pa dyshim ka derrat e dosat e veta. Po ka dhe njerëz shumë të mirë brenda sistemit, që kanë sakrifikuar shumë për të mbrojtur atë dreq akuzë në sallën e gjyqit…”.

Sistemi i drejtësisë është i ndërlikuar shumë… ju them. Është njësoj si sokakët e Tiranës, të ngatëruar. Që sado Erjon Veliaj, mundohet ditë-natë, ti pastrojë e rregullojë nga gropat, gurët e kapertonët e makinave, sërisht të nesërmen shfaqen pengesa të tjera. Edhe drejtësia kështu e ka.

Por duhet thënë se drejtësinë në Shqipëri, nuk e bëjnë Shqiptarët. Këta nuk bëjnë asgjë. Disa prej atyre që janë Shqiptarë në sistemin e drejtësisë, janë leva të të huajve, krimit dhe politikës, kryesisht maxhorancës. Dhe të tjerët pastaj, që janë në sistemin e drejtësinë, janë kone. Që njerë t’ia pëplasin këmbët këta lart, ata fillojnë e ikin me vrap duke lëshuar klithma, si konet e vogla.

Sot në median Online u publikua një dokument që nga përmbajtja tregon atë që sapo thashë. Që drejtësinë në Shqipëri e bëjnë klanet e huaja dhe interesat e tjera, të cilat nuk pyesin se kush je, çfarë shkolle ke mbaruar, çfarë ke dhënë për Drejtësinë dhe çfarë ke marë nga ajo.

Vëzhguesi ndërkombëtar, “Teo i hekurt”, paska ndërhyrë dhe ndikuar në mënyrë të paligjshme tek trupa gjykuese e “Vettingut”, Olsi Komici, Roland Ilia dhe Suela Zhegu. Që këta të fundit të shkarkonin me domemos nga detyra, Drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Teo i Hekurt, me qëndrimin e tij dhe presionin e ushtruar në mënyrë të përsëritur, ka dashur qartazi që të influencojë vendimarjen, duke përdorur një sjellje jo profesionale, fyese dhe paragjykuese si dhe në tejkalim të çdo kopetence ligjore të një vëzhguesi ndërkombëtar.

“…Kjo sjellje bie ndesh me frymën e deritanishme të bashkëpunimit midis Komisionit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Duam të besojmë se ky është një rast i izoluar dhe në asnjë mënyrë një tendencë për intimidim trupi për shkaqe të panjohura.

Shprehim besimin e plotë që raste të tilla që dëmtojnë procesin e rivlerësimit si dhe bashkëpunimit me ONM-në të mos përsëriten më…”-thonë tre anëtarët në letrën “Notë-Verbale”, dërguar Drejtueses së KPK-së, Pamela Qirko.

Në fakt me dokumentin në fjalë, jam njohur qysh prej muajit Mars 2021. Sigurisht që është një dokument që përmban tre firma dhe një përmbajtje, që jo vetëm të bën të çuditesh por edhe të lëshosh klithma dhe të ikësh me vrap. Në pamje të parë duket sikur përmbajtja është shkruar me shpejtësi dhe me shumë inat.

Nëse e shikon për herë të parë dokumentin, të duket si një letër bakalli. Që nuk ka kokën e institucionit, nuk ka vulën, por njëherësh nuk ka dhe numrin e protokollit të institucionit. Por ama, ka firmat e tre anëtarëve të KPK-së.

Dukshëm dallohen datat e sakta, kur Elisabeta Imeraj, u thir nga KPK-ja për seancë dëgjimore në datën 24 Mars 2021. Ndërsa në 25 është mbyllur procesi dhe në 26 Mars është lënë shpallja e vendimit, për këtë subjekt. Por në këtë datë nuk është dhënë vendimi, duke u shtyrë seanca. Nga ana tjetër gjatë këtyre dy ditëve, Elisabeta Imeraj, mer dhe zyrtarisht nga KLP-ja mandatin 3 vjeçar të drejtimit të prokurorisë së Tiranës.

Kjo pasi trupi gjykues sipas kësaj letre, paska patur arsye të forta për ta shtyrë, pasi nuk ka qënë në kushtet e pavarësisë institucionale, por është vënë në presion nga një faktor i huaj, siç është vëzhguesi ndërkombëtar i ONM-së, Teo i hekurt.

Në 1 prill 2021, tre anëtarët e komisionit të KPK-së rimblodhën forcat, u mbyllën në një zyrë dhe dhanë vendimin për Elisabeta Imeraj, duke e konfirmuar në detyrën e prokurores.

Nëse shikon përmbajtjen e letrës, është për të vënë duart në kokë pastaj. Një vëzhgues ndërkombëtar që është bërë si personazhi i “Makut”, i cili bredh sa andej sa këtej, zyrë më zyrë KPK-je dhe KPA-je. Tamam si sekser ordiner, që ndikon në mënyrë të paligjshme mbi anëtarët e komisioneve dhe që ushtron presion tek ata se kush gjyqtar ose prokuror, duhet të rijë dhe kush duhet të ikë nga sistemi i Drejtësisë.

Një vëzhgues ndërkombëtar që në proces, ka të drejtë vetëm të dëgjojë dhe të rekomandojë, por sigurisht dhe të pyesë. Por jo, të japi pretencën në sallën e gjykimit dhe të ofendojë apo ironizojë, gjyqtarë e prokurorë, edhe sikur këta të jenë më të poshtërit e shoqërisë.

A thua se në Belgjikë, vendi prej nga vjen ky zanatçiu, krimi i organizuar dhe mafia, s’ka ditur ku të futet e të gjejë strehim, prej këtij “pastori” Belg të egërsuar.

Akoma më e rëndë është fakti që nxjer letra, se ky “pastori” Belg, sapo ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj subjekteve të rivlerësimit, çuditshëm nga vëzhgues ndërkombëtar është natyralizuar menjëherë në një sekser ordiner Shqiptar. Ka pësuar një metamorfozë, tamam si Gregor Zamza, i Kafkës, që u kthye në një përbindësh.

Ka hyrë në zyrat e anëtarëve të trupës gjykuese dhe ka ushtruar ndikim të paligjshëm, “…o vendosni shkarkimin, o s’ka…”.

Tani nëse kjo letër është e vërtetë, atëherë sistemin e “Reformës në Drejtësisë”, duhet ta qajmë me kujë, çdo ditë të shtunë. T’ja hamë hallvën, t’ja bëjnë të shtatat, dhe të dyzetat, gjashtë muajt dhe 1 vjetor, e me rradhë vitet përkujtimorë.

Sepse me këtë sjellë dhe me këto sekserllëqe, që bëjnë këta të huajt e ONM-së, tregon se “Reforma në Drejtësi” dhe “Vettingu” në tërësi, paska vdekur.

Imagjino ç’mund të bëjnë këta tanët pastaj, sekserllëqe, pazare e lëpirje dhe deri në përkëdhelje. Kur i bëjnë këta të huajt, po pse mendoni se këta tanët, janë prapa në këtë drejtim.

Deri në këtë orë që po shkruaj, nuk ka një reagim qoftë nga KPK-ja qoftë nga ONM-ja, për vërtetësinë e këtij dokumenti. Reagim zyrtar nuk ka bërë as prokurorja Elisabeta Imeraj, megjithëse unë tentova ta pyes dhe të di prej saj se çfarë realisht ka ndodhur.

Por reagim nuk kanë bërë dhe tre anëtarët e komisionit të gjykimit të, Elisabeta Imeraj. Firmat e tyre janë mbi dokument dhe kjo tregon shumë.

Nëse ata e kundërshtojnë atë që kanë firmosur, atëherë kush duhet të ketë firmosur. Kush ka bërë falsifikim të dokumenbtave?.

Bujrum dhe le të bëjnë kallëzim penal, ku firmat ti nënshtrohen një ekspertim grafik, për të mësuar të vërtetën. Shteti jonë i ka mundësitë për një ekspertim të tillë.

Nëse heshtin anëtarët e KPK-së, nëse hesht titullarja e KPK-së, nëse heshtin dhe drejtuesit e operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, atëherë, ushtrimi i ndikimit të paligjshëm qënka i vërtetë. Dhe nëse është i vërtetë automatikisht është vepër penale që parashikohet nga Kodi Penal Shqiptar.

Që patjetër ai që e ka kryer duhet të mbajë përgjegjësi penale dhe “Teo i Hekurt”, ashtu kallëp siç është, duhet të shkojë në prokurorinë e posaçme SPAK, për të dhënë llogari.

Ashtu siç japin llogari ata zyrtarë që SPAK i ka arrestuar dhe i mban në burg për akuzën e “Ushtrimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë dhe gjyqtarëve”.

E nëse është e vërtetë “Teo i Hekurt”, duhet të përjashtohet nga stafi i ONM-së dhe të zëvendësohet me një Teo tjetër, që bën detyrën brenda kontureve ligjore.

Më shumë

spot_img