Vetvrasja në burg e miliarderit amerikan, gazetarja: Kam poseduar prova se Jeffrey Epstein ishte pedofil që prej tre vitesh

Publikuar tek: bota, më 21:56 05-11-2019 Vetvrasja në burg e miliarderit amerikan, gazetarja: Kam poseduar prova se Jeffrey Epstein ishte pedofil që prej tre vitesh Gazetarja e kronikes ne televizionin amerikan ABC News

Gazetarja e kronikës në televizionin e njohur amerikan ABC News, ka deklaruar se ka patur që para tre vjetësh fakte se biznesmeni i fuqishëm amerikan që vrau veten në burg para disa muajsh, Jeffrey Epstein kishte bërë krime me minorenë me akuzat për pedofilizëm.

Gjatë një interviste gazetarja ka treguar se ajo vet personalisht ka intervistuar para tre vjetësh një prej viktimave të Epsteinit, Virginia Roberts dhe se ka poseduar disa prova kundër miliarderit të njohur, i cili ishte edhe mik personal me presidentin Trump, transmeton newsbomb.al. 

‘Kam pasur në dorë një histori para tre vjetësh. Unë kam pasur një dëshmi dhe intervistë me Virginia Roberts ( e dyshuar si viktimë e Epstein).

Ne nuk do ta merrnim si të mirëqenë që në fillim intervistën me të. Para së gjithash, i thashë  ‘Kush është Jeffrey Epstein’. Para tre vitesh shumica nuk e dinin kush ishte ai.

Në atë kohë Pallati Mbretëror anglez zbuloi se ne kishim të gjitha akuzat për Princin Andrew dhe na kërcënuan me miliona mënyra të ndryshme.

Ne si grup gazetarësh kishim shumë frikë se nuk do të intervistonim dot çiftin mbretëror Kate dhe William dhe e hodhëm poshtë historinë.

Një ndër viktimat e Epstein, Virginia Roberts më tregoi gjithçka. Ajo kishte fotografi, kishte gjithçka. Ajo ishte fshehur prej 12 vjetësh nga Epstein. E binda atë që të dilte, e binda që të bisedonte me ne.

Ishte e pabesueshme ato dëshmi që poseduam. Unë u përpoqa për tre vjet që ta bëja që Virginia të dilte publikisht por pa dobi.

Ndërkohë tani dolën të gjitha, ndërsa unë prej tre vjetësh e frikësuar kisha shumë prova ndaj Epsteinit.

Avokati Brad Edvard, i cili tre vjet më parë pa disa nga provat që ne kishim ndaj Epstein, tha se do të vijë dita kur amerikanët do të kuptojnë se Jeffrey Epstein ishte pedofili më i tmerrshëm që ky vend ka njohur ndonjëherë’, tha gazetarja amerikane./Newsbomb.al, 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Komediania amerikane merr çmimin Golden Globe për kontributin e saj në televizion
Raporti i OKB-së: 4 miliardë njerëz në botë kanë qasje në internet »
Article Logic
Execution time: 0.013627052307129
array(1) { ["section"]=> string(128) "vetvrasja-ne-burg-e-miliarderit-amerikan-gazetarja-kam-poseduar-prova-se-jeffrey-epstein-ishte-pedofil-qe-prej-tre-vitesh-184835" }