Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
53 %
3.1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Vettingu, sindikata e Policisë letër Fatmir Xhafajt (KËRKESA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

ef51a9314075e4a1a47e3ea3e451bf82

Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka dërguar një letër ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliut. Në letër është ngritur shqetësimi në lidhje me vettingun, dhe sipas tyre koha e lënë në dispozicion ka qenë e pamjaftueshme për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm, për të përmbushur 11 kërkesat e deklarimit të pasurisë, dhe kanë kërkuar që të shtyhet afati i dorëzimit të formularit.

Sakaq, sipas tyre shpenzimet për dokumentet që dueht të sigurohen janë të pa përballueshme.

Letra e plotë:

Drejtuar: Z.Fatmir Xhafa
Ministër i Brendshëm
Për dijeni: Z.Ardi Veliu
Drejtor i Përgjithshëm i Policisë
Z. Ministër,
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit, vlerëson interesimin dhe kontributin tuaj për realizimin me sukses të procesit të vettingut në Policinë e Shtetit, por gjithashtu ju bëjmë me dije se gjatë takimeve tona me drejtues të degëve të njësive, si dhe me punonjës të policisë, në Tiranë dhe disa qarqe të vendit, në zbatim të ligjit praktikisht, punonjësit e policisë në përgjithësi, kanë pasur vështirësi të papërballueshme.

Në radhë të parë, koha e lënën në dispozicion ka qenë e pamjaftueshme për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm, të plotë për të përmbushur 11 kërkesat e deklarimit të pasurisë, sipas pikës 1 të nenit 32, të ligjit 12/2018, për ti bashkangjitur e hedhur ato në faqen 15 të formularit të deklaratës së pasurisë, “Inventar” i dokumentacionit justifikues/shoqërues të deklaratës së pasurisë.
Në radhë të dytë, shpenzimet e detyrueshme e të pajustifikuara ligjërisht nga buxheti familjar, që i kalon shumën 3000 lekë të reja për çdo pjesëtar të familjes dhe person të lidhur me të, me gjithë uljet e tarifave nga bankat me gjithë reagimin pozitiv tuaj ndaj tarifave të larta të bankave, për tu pajisur me dokumentacionin e nevojshëm për deklarimin e pasurisë sipsa kërkesave të ligjit.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img