Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vettingu shkarkon prokurorin e Durrësit, Ilir Turja gati tre dekada në sistemin e drejtësisë

Shkruar nga Newsbomb
Vettingu shkarkon prokurorin e Durrësit, Ilir Turja gati tre dekada në

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar këtë të hënë prokurorin e Durrësit Ilir Turja. Shkak janë bërë problemet me pasurinë, ndërsa nga hetimi administrativ nuk u konstatuan probleme për aspektin profesional, ndërkohë që nuk u njoftua ndonjë gjetje në kriterin e pastërtisë së figurës.

Shkalla e Parë e vettingut, gjatë seancës dëgjimore kundërshtoi analizën financiare që e kishte nxjerrë me mungesa të mëdha financiare për ndërtimin e një objekti të regjistruar në emrin e babait të tij në vendin e quajtur “Plazhi i Durrësit”, si dhe dyshimet për fshehje të kësaj pasurie në emër të familjarëve.

Procesi i vetingut për prokurorin Turja u krye nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtar Roland Ilian. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Steven Kessler.

Ilir Turja e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese