Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vettingu shkarkon prokuroren Rita Gjati, shpërtheu në lot dhe braktisi sallën kur i gjetën kontaktet me trafikantin e drogës

Shkruar nga Newsbomb
FotoArkive: Prokurorja e Kukësit, Rita Gjati në KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (shkalla e parë e vettingut) shkarkon nga detyra prokuroren e Kukësit Rita Gjati, pas problemeve me të treja kriteret.

Gjati u shpall e shkarkuar sot pas një seance dëgjimore, të cilën e braktisi pasi kërkesa e avokatit të saj për shtyrje nuk u mor parasysh. Relatimi gjatë seancës dëgjimore zbuloi probleme me të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Trupa gjykuese për Gjatin përbëhej nga Alma Faskaj, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa Bungo.

Në seancën paraprake, ajo shpërtheu në lot dhe braktisi sallën kur trupa e vettingut konstatoi probleme me pasurinë dhe kontaktet me një trafikant droge.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.