Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vettingu shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Arben Sharra

Shkruar nga Newsbomb
Vettingu shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Arben Sharra

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shpalli të enjten më 30 qershor vendimin e shkarkimit nga detyra të prokurorit të Durrësit, Arben Sharra. Në seancën dëgjimore të zhvilluar më 27 qershor u bë me dije nga Komisioni se prokurorit Sharra i ishte kaluar barrë prove për disa pasuri me dyshimin se ishin kryer përpjekje të përsëritura për të fshehur pasuri nëpërmjet prindërve.

Sharra dhe përfaqësuesja e tij ligjore i kundërshtuan gjetjet dhe i cilësuan indiciet e KPK-së të pabazuara. Trupa e KPK që kreu procesin e rivlerësimit për prokurorin Sharra kryesohej nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa (Bungo) dhe anëtare Suela Zhegun.

Arben Sharra e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u emërua prokuror në vitin 2004 dhe e kreu detyrën fillimisht në Prokurorinë e Tiranës dhe më pas në atë të Dibrës. Prej vitit 2010 deri në shkarkimin e tij nga detyra, Sharra e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. /Birn

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese