Tirana
few clouds
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
32 %
3.1kmh
20 %
Sht
34 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
37 °
Mër
38 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

Vettingu shkarkon Enkeleda Kapedanin, gjyqtaren e Elbasanit që u bë e famshme në “Tik-Tok”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani është shkarkuar nga detyra, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Shkalla e Parë e vettingut ka vendosur sot se Kapedani nuk duhet të jetë më pjesë e sistemit të drejtësisë.

Më parë edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor ka nisur procedim ndaj saj për publikimin e disa materialeve video në rrjetin social Tik Tok – ku gjyqtarja shfaqej duke bërë paradë në ambientet e gjykatës. Enkeleda Kapedani u pezulluar nga detyra për 6 muaj me të drejtën për të marrë vetëm pagën minimale.

albsig

spring

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e hetoi Enkeleda Kapedanin për të treja kriteret, pasurinë, figurën dhe profesionalizmin. Gjyqtarja e Elbasanit ka rezultuar me probleme në të treja kriteret, por ajo ka të drejtën e ankimimit të vendimit në shkallën e dytë dhe të fundit të vettingut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Vendimi i sotëm është marrë me unanimitet nga trupa e KPK. Kapedani nuk ishte e pranishme në seancë, por vendimi i shkarkimit u prit me revoltë nga bashkëjetuesi i saj.

“Ajo nuk është maloke, është nga Gramshi. Por ti e paske me subjektet,” tha ai me zë të lartë, ndërsa punonjësit e Gardës i kërkuan të dilte jashtë.

Në seancën e katërt dëgjimore më 16 maj, gjyqtarja Enkeleda Kapedani u përball me pikëpyetje për marrëdhëniet e bashkëjetuesit të saj me një shtetas që i kishte shitur një kamion dhe që cilësohej person i lidhur për shkak të një huaje 28 mijë euroshe, pasi kishte rezultuar se ishte i dënuar në Itali për krim të organizuar. Kapedani e mohoi njohjen e saj me këtë person si dhe dijeninë e bashkëjetuesit për dënimin e tij dhe kërkoi të mos konsiderohej në vlerësimin e saj.

Enkeleda Kapedani përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe pas një periudhe stazhi në Tiranë, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit ku në vijim ushtroi edhe funksionin e nënkryetares.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img