Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Vettingu pezullon prokuroren e Lezhës, e rikthen Riselda Fishtën për 1 vit në shkollë: Ka nevojë për trajnim profesional

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin e pezullimit nga detyra për një vit të prokurores së Lezhës, Riselda Fishta e cila do t’i nënshtrohet gjatë kësaj periudhe trajnimit profesional në Shkollën e Magjistraturës.

Vendimi i Komisioni erdhi pas konstatimeve të problemeve të shumta në kriterin profesional. Ndërkohë, Fishta u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 12 korrik, u evidentua një listë e gjatë problemesh të konstatuara nga dy inspektime, një i kryer nga Prokuroria e Përgjithshme dhe një prej Ministrisë së Drejtësisë, ku në të dyja rastet prokurorja Fishta është ndëshkuar me masë disiplinore vërejte, në një rast me paralajmërim për shkarkim.

Subjektit i ishte kaluar barra e provës për dhjetra çështje për moskryerje të hetimeve dhe zvarritje të proceseve hetimore, shkruan Birn.

Fishta pranoi problemet e konstauara gjatë inspektimit të parë për periudhën 2012-2014 duke u justifikuar se ishte në fillesat e ushtrimit të detyrës. Ndërsa gjetjet e inspektimit të dytë i kundërshtoi si të pabazuara.

Megjithatë Komisioni kreu verifikim rastësor për disa çështje të hetuara në vitet e mëvonshme nga subjekti, prej nga janë evidentuar sërish probleme.

Trupi gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për prokuroren Fishta kryesohej nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa(Bungo) dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin. Riselda Fishta përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011. Ajo punon prej një dekade si prokurore në Prokurorinë e Lezhës.

Më shumë

spot_img
spot_img