Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vettingu për politikanët, Rama i përgjigjet Bashës: Sa më parë

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të PD, Lulzim Basha në lidhje me nismën kushtetuese për vettingun në politikë.

 Rama shprehet i gatshëm për vettingun ndaj poltikanëve pasi sipas tij me një drejtësi të pastruar përmes Vetingut, s'do të ketë shteg për politikanët që t'i ikin drejtësisë.

“Veting politikanëve? Sa më parë! Me një drejtësi të pastruar nga përmes Vetingut, s'do ketë më as në këtë vend shteg për politikanët që t'i ikin drejtêsisë. Dhe çdo ide tjetër për të rritur llogaridhënien e politikanëve është e mirëseardhur. Gjithnjë gati të diskutojmë me PD”, shkruan Rama në postimin e tij në Twitter.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu