Hapësire reklamuese

Politikë

Vettingu për politikanët, ironizon Braçe: Hë më jo? Si ka mundësi që s’ka asnjë rresht për politikanët e shpallur “non grata”

Shkruar nga Newsbomb
Vettingu për politikanët, ironizon Braçe: Hë më jo?

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Kuvend projektligjin me disa ndryshime kushtetuese që lidhen me Vettingun e politikanëve, ku propozon që të përjashtohen nga e drejta e për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, ose shtetasit që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, ose pasuri të pajustifikuar ligjërisht.

Gjithashtu në projektligjin e PD thuhet që duhet t’u kontrollohet pasuria të gjithë politikanëve, së bashku me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së dhe Drejtorin e SHISH.

Por deputeti socialist Erion Braçe ka ironizuar kërkesën e PD-së, pasi shprehet se në të gjithë dokumentin, nuk ka asnjë rresht për kriterin: Politikanë të shpallur “non grata”, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

Postimi i Erion Braçes:

#VETING PER POLITIKANET?

HË MË JO?

Gjithe ato germa e gjithe ato rreshta, gjithe ai grup uristesh te shke..lqyer dhe;

ASNJE GERME E ASNJE RRESHT PER KRITERIN: POLITIKANE TE SHPALLUR NON GRATA NGA SHBA!!

Po si ka mundesi? Se kjo eshte e thjeshte e gatshme!

Ka nje rast;

Kur je bul dhe vazhdon lojen luftash!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.