Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë vendimin për prokuroren e Prokurorisë së Apelit të Tiranës, Fatjona Memçaj.
Në një deklaratë publike, trupi gjykues i përbërë nga Alma Faskaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli, kanë lajmëruar se prokuroja e ka kaluar me sukses procesin e Vettingut, duke e lënë këtë të fundit të vazhdojë detyrën e saj si prokurore pranë Prokurorisë së Apelit në Tiranë.
Fatjona Memçaj ka deklaruar në ILDKPI një apartament banimi 96 m me vlerë 27.800 dollarë, një makinë ‘Vespa’ dhe disa llogari bankare.