Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
81 %
0.5kmh
0 %
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
22 °
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

Vettingu nuk pranon ankimimin e Bujar Memisë, ish-prokurori i Krujës mbetet jashtë sistemit të drejtësisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk ka pranuar sot ankimimin e prokurorit të shkarkuar të Krujës, Bujar Memia. Ky i fundit u shkarkua nga “Qeveria e Prokurorëve” me kërkesë të ILD-së, pasi kishte favorizuar lirimin e personave të dënuar nga burgu.

Memia kishte ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, por trupa e përbërë nga Albana Shtylla kryetare, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, ka vendosur të mos pranojë kërkesën. Në këtë mënyrë, prokurori i shkarkuar i Krujës mbetet jashtë sistemit të drejtësisë.

“Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare”, njofton shkalla e dytë e vettingut. Vendimet e KPA-së janë të formës së prerë dhe ato nuk mund të ankimohen në asnjë institucion tjetër.

Njoftimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryetare, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JD) nr. 3/2021, datë 30.04.2021, që i përket ankuesit Bujar Memia kundër vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nr. 81, datë 31.03.2021, me subjekte të interesuara, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Në përfundim të gjykimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “f” dhe 134, pika 1, shkronja “i” e Kushtetutës, si dhe neneve 71 dhe 72 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në mënyrë unanime, vendosi: Mospranimin e ankimit të magjistratit Bujar Memia, kundër vendimit nr. 81, datë 31.03.2021, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Për caktimin e masës disiplinore ndaj prokurorit Bujar Memia”.

Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img