Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
66 %
6.2kmh
90 %
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Vettingu në politikë, Arben Kraja “refuzon” kërkesën e Partisë Demokratike: I papërshtatshëm për t’u bërë nga SPAK

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Arben Kraja, është shprehur në Komisionin e Legjislacionit se përfshirja e institucionit që ai drejton në Vettingun në Politikë është e papërshtatshme.

Ka qenë Partia Demokratike e cila nëpërmjet një amendamenti kërkonte që SPAK të krijonte një tjetër strukturë për të bërë vettingun e politikanëve, por sipas Krajës, kjodo t’i shtonte një volum të madh pune Prokurorisë së Posaçme.

“Jemi pro çdo iniciative që lufton kurrupsionin, por jo luftë në një strukturë të vetme, gjithë shoqëria duhet ta luftojë këtë problematikë. Është një procedurë administrative që përfshin rreth 200 subjekte, që do kohën e saj dhe në këto kusht duhet ta vlerësojmë në vijimësi. Detyrat e tjera nuk duhet të bllokojnë thelbin e punës së prokurorisë. Propozimet e PD parashikojnë krijimin e një strukture në SPAK që do t’i shtojë një volum pune prokurorisë së posaçme.

Ne kemi kaluar një eksperiencë negative në vitin e parë të punës sonë për të ashtuquajturën OFL, një detyrë e ngarkuar me ligj që na shfokusoi nga objekti i punës, kështu që unë do e konsideroja të papërshtatshme përfshirjen e SPAK në këtë çështje.Kjo mënyrë e propozuar nga PD, mund të krijohen probleme për njëashmëri apo vlerësim të pasaktë. Krijon problematika në objektivitetin e një vendimarrje”, u shpreh ndër të tjera Arben Kraja.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img