Hapësire reklamuese

Politikë

Vettingu në politik a përfshinë dhe personat “non grata”? Basha jep përgjigjen: Të fillojnë nga unë dhe më pas me radhë...

Shkruar nga Newsbomb
Vettingu në politik a përfshinë dhe personat “non

Kreu i PD, Lulzim Basha po zhvilllon një konferencë, ku ka marrë edhe pyetje nga gazetarët.

Një nga pyetjet ishte nëse vettingu në politikë e kërkuar nga PD do të përfshirë personat e shpallur “non grata”nga SHBA apo edhe vendet e tjera.

Ai tha se Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e politikanëve, teksa është shporehur se Vettingu te fillojë nga vetë ai dhe më pas tek të gjithë të tjerët.

“Propozimin tuaj për vettingun e politikanëve keni renditur disa pika që ndalojnë një person për të kandiduar për deputet. A do përfshihet në vetting edhe politikan, edhe një pikë që lë jashtë listës për deputet personat e shpallur non grata nga SHBA apo një shtet tjetër?” pyeti gazetari.

“Kush e shikon këtë propozim me syzet e politikës së përditshme bën gabim. Bën një gabim klasik. Për të mirë apo të keq jam përpjekur të shoh përtej të përditshmes. E përditshmja i mbyt njerëzit dhe u heq shpresën për të parë se çfarë mund të jemi ne. Si mund të jetojë më mirë prindërit që me atë pension nuk blejnë dot as ilace.

Nëse rri si miu në cark me bishtin ndër dhemb dhe nuk sjell asnjë zgjidhje. Jo rrallë ne e kemi paguar me kosto jo të ulët, duke sjellë programe për punësimin për universitetin, për ndaljen e emigracionit. Ana tjetër vidhte vota dhe mburret si gjeli në maj të PPP. Për këtë nuk ka pse ti hedhim syt tek vendet e tjera dhe as në qiell dhe as në det, por të shohim se cfarë mund të bëjmë në vet.

Ky është vendi ynë nuk është as i Edi Ramës, as Sali Berishës dhe as Ilir Metës, as i imi. Ja ku e ke merri hiqi politikanët e lidhur me krimin. Fillojee me mua, me kryetarin e PD nëse ke frik ta nisësh me kryeministrin. Nuk është sfide por është e vetmja mënyrë për të ndarë të vërtetën me thashethemet" tha Basha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll