Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vettingu në polici, Xhafaj takon ambasadorët e huaj, i njeh me detajet e fundit pak para miratimit në Kuvend

Shkruar nga Newsbomb
Vettingu në polici, Xhafaj takon ambasadorët e huaj, i njeh me detajet

 

Sanja Bujas-Juraga, ambasadore e Kroacisë u shpreh se: Me këto masa konkrete, Ministria e Brendshme na tregoi të gjithëve ne, që nuk kemi vetëm premtime, por elementë konkrete të implementimit. Do të thoja që është edhe shembulli i shkëlqyer për disa vende të tjera, se sa larg po shkojnë tani më autoritetet shqiptare, në gatishmërinë e tyre të madhe, për të trajtuar si duhet problemin e korrupsionit, si një prej pengesa më të mëdha për suksesin e shoqërisë shqiptare për mirëqenien e saj”.

Ministri Xhafaj shtoi se drafti është hartuar bazuar në standartet më të mira, nisur nga përvoja e ligjit për Vettingun në sistemin e drejtësisë. Tryeza me partnerët sipas tij, është një hap i rëndësishëm për të përfituar kontribute, por edhe thirrje për përfshirjen në procesin e monitorimit të procesit gjatë zbatimit.

“Ministër i Brendshëm: Asistenca ndërkombëtare ndaj organeve të vlerësimit që realizojnë këtë proces, do të shërbejë për të garantuar cilësinë dhe standardet më të mira të këtij procesi. Besojmë se mbështetja e kësaj ekspertize do të shërbejë edhe si garanci, edhe si inkurajim, edhe si motivim nëse dëshironi ta them edhe këtë, për organet e vlerësimit që do të përfshihen, për njerëzit që do të përfshihen në këtë proces vlerësimi, sepse ato do të investohen në një proces të vështirë, shumë të vështirë. Sepse nuk besoj se është e lehtë, dhe ju që e njihni sadopak realitetin, edhe në vendin tonë, edhe në rajonin tonë, në ndërmarrje të kësaj natyre, ku do të duhet të japësh verdiktin për të larguar nga radhët e Policisë së Shtetit, individë që deri më sot mund të jenë konsideruar edhe shumë të fuqishëm brenda kësaj organizate.

Ne e kemi të rëndësishme këtë mbështetje dhe këtë përfshirje edhe si dëshmi e kësaj marrëdhënieje të shëndetshme që ne duam të ndërtojmë ndërmjet Policisë, kësaj Agjencie ligjzbatuese të rëndësishme në vendin tonë, dhe agjencive homologe në vendet tuaja.

Prania juaj në këtë proces është e domosdoshme, sepse eficenca e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit dhe në mënyrë të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar edhe në kuadër të operacionit që ne sapo kemi nisur, operacionit “Forca e Ligjit", mund të jetë e suksesshme vetëm nëse ne kemi një marrëdhënie shumë aktive me organizatat partnere ndërkombëtare, që operojnë në fushën e luftës kundër krimit të organizuar”, tha Xhafaj.

Në javët e fundit janë organizuar disa tryeza konsultimi me drejtues të Policisë së Shtetit, përfaqësues të legjislativit, të Agjencive ligjzbatuese dhe shoqërisë civile, duke përfshirë në draftin final sugjerime të tyre. Kriteret e vlerësimit për punonjësit e Policisë janë tre: integriteti, verifikimi i pasurisë dhe profesionalizmi. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu