Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
2.6kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
4 °
E premte, 21 Janar, 2022

Vettingu në Polici, SHÇBA dhe Garda nisin procesin me 45 dosjet e para

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nis procesi i vettingut në SHÇBA dhe Gardën e Republikës, shkruan Newsbomb.al.

Bëhet me dije se Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit për “Për Vlerësimin Kalimtar dhe Periodik të Punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme”, ka përzgjedhur 45 emrat e parë që do t’i nënshtrohen procesit të Vettingut.

Subjektet e vlerësimit janë në detyrat më të larta drejtuese në Policinë e Shtetit, 31 punonjës, në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), 12 punonjës dhe në Gardën e Republikës, 2 punonjës.

Dosjet e vetë-deklarimit janë tërhequr nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe ka nisur puna në fazën e parë, ajo e shqyrtimit të deklaratave, kërkimit të informacioneve dhe verifikimeve përkatëse.

Sipas parashikimeve ligjore, pas procesit të hetimit administrativ, do të mbahet për çdo subjekt seancë e hapur dëgjimore.

Kujtojmë se ndryshimet ligjore në ligjin për Vettingun në Polici u miratuan pak javë më parë në Kuvend, duke rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta që e ktheu për rishqyrtim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img