Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vettingu në polici, seanca publike për 3 drejtues të Lartë të Policisë dhe AMP-së

Shkruar nga Newsbomb
Vettingu në polici, seanca publike për 3 drejtues të Lartë

Këtë të hënë do të rinis procesi i vettingut në Policinë e Shtetit, nga ku 3 drejtues të lartë të policisë dhe AMP-së pritet të dalin sot para trupës Vlerësuese.

Me anë të një njoftimi zyrtar AMP bëri me dije se seancat publike do të mbahen në sallën e konferencave të Ministrisë së Brendshme dhe janë të hapura për publikun e median.

“Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit po kalon në një fazë të re. Javën e ardhshme, duke nisur nga data 18 dhjetor, ora 09:00, do të nisin seancat publike me subjektet e vlerësimit kalimtar, që pas ndryshimeve të fundit ligjore, kryhen nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Janë 3 drejtues të lartë të Policisë dhe AMP që do të përballen me gjetjet e Trupës Vlerësuese. Seancat publike do të mbahen në sallën e konferencave të Ministrisë së Brendshme dhe janë të hapura për publikun e median. Për më shumë detaje ndiqni faqen zyrtare të Agjencisë: www.amp.gov.al”, thuhet në njoftim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese