Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
58 %
2kmh
0 %
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
23 °
Die
20 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Vettingu në POLICI, PD BRAKTIS komisionet: Është farsë

spot_img

Lajme të ngjashëm

d79bb905e62cf5dbc27d7db9b9a07c91

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, nëpërmjet një letre që i ka dërguar Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit, sqaron se partia e tij nuk do të çojë anëtarët e saj në nënkomisionin parlamentar që mbikqyr vettingun në polici.

“Sa kohë procesi i vettingun, drejtohet nga një Ministër i Brendshëm, i lidhur me krimin e organizuar dhe që nuk pranon që vetë të jetë subjeki i procesit të vettingut, opozita e konsideron këtë proces një farsë të papranueshme, ku nuk mund të bëhet pjesë”, ka shkruar Spaho.

Sipas Partisë Demokratike, është e papranueshme që një punonjës i thjeshtë i Policisë së Shtetit, të konsiderohet me ligj si i papërshtatshëm me detyrën për shkak se një kushëri i tij është i dënuar më pare.

REAGIMI I PLOTË I PD-SË:

“PD: Nënkomisioni për vettingun në Polici është farsë !

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Edmond Spaho sqaron në një letër drejtuar Kryetarit të Kuvendit arsyet përse PD e konsideron farsë dhe nuk do të çojë anëtarët e saj në nënkomisionin parlamentar që mbikqyr vettingun në polici.

Në letër thuhet se “ligji është një mekanizëm fasadë i Qeverisë që, me propagandë, të mbulojë lidhjet e Qeverisë me krimin e organizuar, të mbajë nën kontroll politik dhe të realizojë spastrime politike në Policinë e Shtetit.”

Argumenti kryesor që zoti Spaho përmend në letër dhë që provon farsën e vettingut ne polici ishte mospranimi nga maxhoranca i propozimit thelbësor të PD, që vettingu në rradhët e Policisë së Shtetit të fillojë nga drejtuesit politikë, duke nisur me Ministrin e Brendshëm.

“Sa kohë procesi i vettingun, drejtohet nga një Ministër i Brendshëm, i lidhur me krimin e organizuar dhe që nuk pranon që vetë të jetë subjeki i procesit të vettingut, opozita e konsideron këtë proces një farsë të papranueshme, ku nuk mund të bëhet pjesë.”- thotë kreu i deputetëve demokratë, Edmond Spaho.

Për PD është e papranueshme që, një punonjës i thjeshtë i Policisë së Shtetit, të konsiderohet me ligj si i papërshtatshëm me detyrën për shkak se një kushëri i tij është i dënuar më parë, ndërkohë që drejtuesi politik, Ministri i Brendshëm, e ka vëllanë të dënuar dhe në burg për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

 

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img