Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Vettingu në Polici, Elona Gjebrea kritikon Komisionin: Procesi është shumë i ngadaltë

spot_img

Lajme të ngjashëm

83ebc2ef85ba9aefb86876caf40aaa7e

Ditën e sotme është mbledhur nënkomisioni për Vettingun në Polici.  Në mbledhje po bëhet raportimi për vijueshmërinë e procesit.

Ndërkaq, kryetarja Ermonela Felaj u shpreh se “Qëllimi i Komisionit është të sigurojë objektivitetin e procesit”.

Nga ana tjetër, deputetja Elona Gjebra nënvizoi se hapat e bërë deri më tani nga ministria e Brendshme, (Komisioni i Jashtëm) janë shumë të ngadaltë. Gjebrea shtoi se janë 250 kryepolicë për në Vetting, ndërsa për 6 muaj është bërë vetëm 20 përqind e punës.

“Duhet patjetër që cdo insitucion i cili sjell vonesa në këtë punë që del nga taksat e cdo qytetari të përgjigjet me përgjegjësi dhe të mbajë përgjegjësi në rastet që ka vonesa”, e cila iu referua përfaqësuessë së ministrisë, e cila është emëruar në krye të trupës gjykuese që do të bëjë vlerësimin për policët, Ana Kapaj.

Kjo e fundit shtoi se puna është shumë voluminoze dhe se afati i vendosur është shumë i ngushtë.

“Ne presim që koha 1 vjeçare e këtij komisioni do të jetë deri në qershor të 2020. Një punë që ishte menduar të bëhej në një kohë më të gjatë duhet ta bëjmë tashmë për 1 vit”, tha Kapaj.

“Afati është i ngushtë. Duhet të merrni të gjitha masat për këtë afat që keni, nga ana tjetër në kohë të tillë intesiteti pune nuk duhet konsideruar periudha e pushimeve, sepse duhet një vit punë për të marrë pushime. Duhet të mirëkuptojnë rëndësinë që ka ky proces. Duhet të bëni një kalendar që të mos keni asnjë situatë surprizë”, shtoi Gjebrea, duke iu drejtuar Kapajt.

Më shumë

spot_img