Hapësire reklamuese

Politikë

VETTINGU, KPA merr vendimin për ish-Kryeprokurorin, avokati: Kam 2 javë pa folur me Llallën

Shkruar nga Newsbomb

Komisioni i Posaçëm i Apelimit merr vendimin për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla.

KPA vendosi të përsëritet njoftimi i ankimit për Adriatik Llallën.

Trupi gjykues vendosi të shtyjë këtë seancë gjyqësore për në datën 31 maj 2018, ora 10:00 për t'i lënë subjektit të rivlerësimit kohën e nevojshme.

Avokati Hazizaj u shpreh se ka 2 javë pa komunikuar me Lllallën dhe se ky i fundit nuk ishte në dijeni për këtë seancë.

Në 31 maj do të bëhet seanca e radhës e rivlerësimit për Adriatik Llallën nëse ky i fundit do do t'i nënshtrohet ose jo procesit të Vettingut.

Procesi ndaj Adriatik Llallës u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar apeli dhe rrjedhimisht nga i gjithë sistemi i drejtësisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.