Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vettingu konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës Adriano Dyrmishi

Shkruar nga Newsbomb
Vettingu konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës Adriano
Adriano Dyrmishi në seancë dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK, shkalla e parë e vettingut), ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Tiranës Adriano Dyrmishi.

Dyrmishi ka rezultuar i pastër në tre kriteret e vlerësimit: Analizën e pasurisë, kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Procesi i rivlerësimit ndaj tij, u krye nga treshja Suela Zhegu, relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Brunilda Bekteshi.

Adriano Dyrmishi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore, ndërsa në vitin 2010 është emëruar prokuror në Prokurorinë e Rrethit Tiranë ku e ushtron funksionin prej një dekade.

Nëë verifikimin e kryer nga Komisioni për pasurinë që zotëron prokurori Dyrmishi, ka dalë se ai ka në pronesi një autoveturë tip Audi dhe gjendjen cash të krijuar nga një dhurim i prindërve të tij në vitin 2009.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll