Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vettingu konfirmon gjyqtarin e Apelit të Durrësit, e dërgon dhe për inspektim në ILD: Valbon Çekrezi nuk kishte para për të blerë një Mercedes Benz në 2015

Shkruar nga Newsbomb
Vettingu konfirmon gjyqtarin e Apelit të Durrësit, e dërgon dhe

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK njoftoi të hënën vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Apelit Durrës, Valbon Çekrezi. Ndërkohë, Komisioni vendosi transferimin për inspektim pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të një çështje të shqyrtuar nga Çekrezi.

Gjatë seancës dëgjimore të enjten më 3 qershor, gjyqtari Çekrezi dha shpjegime për një raport negativ të DSIK-së për figurën qe e kundërshtoi si të pabazuar.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjithashtu konstatoi gjithashtu mungesë burimesh financiare për blerjen e një apartamenti në Tiranë, si dhë një balancë negative për blerjen e një makine Mercedez Benz në vitin 2015.

Lidhur me profesionalizmin u konstatuan dorëzim i dosjeve në sekretari jashte afatit, për të cilat Çekrezi tha se nuk ka pasur përcaktime për afatin e dorëzimit të tyre në apel, shkruan Birn.

Mes çështjeve të gjykuara nga subjekti i rivlerësimit, në seancë u relatua edhe lënia në fuqi e një vendimarrje civile për njohje atësie, ku pala e paditur nuk ka qenë dakord me ekspertin e caktuar duke pretenduar se nuk plotësonte kriteret si gjenetist dhe se nuk është respektuar e drejta e fëmijës së mitur për tu pyetur.

Çekrezi shpjegoi se mjeku i caktuar kishte qenë ekspert i fushës dhe se fëmija kishte qenë i pranishën për marrjen e lëndës dhe jo për deklarimet e tij. Trupi gjykues i KPK që kreu procesin e rivlerësimit për gjyqtarin Çekrezi kryesohej nga Brunilda Bekteshi me relator Olsi Komicin dhe anëtar Roland Ilian.

Valbon Çekrezi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe punon prej gati 3 dekadash si gjyqtar. Ai e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Durrësit prej fillimit të viteve 2000.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.