Hapësire reklamuese

Politikë

Vettingu i politikanëve, opozita përfaqësohet vetëm nga Oerd Bylykbashi në Këshillin e Legjislacionit

Shkruar nga Newsbomb

Në mbledhjne e Këshillit të Legjislacionit ku po diskutohet rreth Vettingut në politikë, Partia Demokratike përfaqësohet vetëm nga deputeti Oerd Bylykbashi.

Gjatë fjalës së tij deputeti Bylykbashi tha se “lidhja krim-politikë, interesa kriminale-interesa politike, janë rreziku kryesor për demokracinë dhe stabilitetin e Shqipërisë”.

Sipas deputetit demokrat, kjo lidhje ekziston në forma dhe kanale të ndryshme, që nga mbështetja politike për krimin, tek aksesi në institucionet shtetërore, tek favorizimi i bizneseve apo personave me lidhje kriminale në ekonomi.

“Një pjesë e madhe e kësaj mbështetje zhvillohet në kufijtë e ligjit: Politikanët janë bërë të zgjuar dhe dinë si të japin mbështetje pa shkelur ligjin dhe pa lënë gjurmë. Ky është qëllimi kryesor i vetingut në politikë: të krijojë një filtër shtesë për pengimin e depërtimit të ndikimit dhe interesave kriminale në politikë”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu