Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Vettingu i politikanëve, Ndreu: Do merret me thashetheme. SPAK është institucioni i duhur

spot_img

Lajme të ngjashëm

9f7e86f707821023fc0a80aab88d2fb0

I ftuar në emisionin “Top Talk”, deputeti i PS, Pjerin Ndreu ka komentuar nismën më të fundit të Partisë Demokrotike, Vettingun në Politik.

Sipas Ndreut, vetëm një drejtësi e pastruar kur të formohet SPAK do të mund të hetojë e dërgojë në burg politikanët e përfshirë në afera korruptive, apo krime të tjera.

“SPAK është ai që do të hetojë zyrtarët e lartë, s’ka nevojë të jenë dy. Për shkak se kjo çështje është sensitive, do kërkojmë mendimin e ndërkombëtarëve. Vettingu në politikë?! Po flasim për thashetheme. Kush e vërteton që një kontakt i imi është në marrëdhënie me krimin. Kush do ta provojë këtë. Sërish do të shkojmë para gjykatës. PS nuk i trembet fare kësaj nisme, është më e ashpër reforma në drejtësi nga ku del edhe SPAK, një institucion i mirëorganizuar”, u shpreh deputeti.

Giyhashtu ai ka shtuar se politikanët kanë krijuar një tymnajë se të gjithë janë të zinj, e asnjë i bardhë dhe vettingu në politikë do të shkojë po në këtë kuadër, teksa ndëshkimi arrihet me prova dhe jo thashetheme.

“Ne e kemi strukturën, për çfarë do të shpikim një tjetër. Unë mbështes varianti që t’i çojmë në gjyq dhe t’i burgosim politikanët, ndërsa ata thonë që të merremi me llafe. Sot pushtetin numër 1 e ka disinformacioni. Disa politikanë kanë krijuar një tymnajë se të gjithë janë të zinj, e asnjë i bardhë dhe kjo arrihet me prova dhe jo me thashetheme”, u shpreh Ndreu.

 

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img