Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

VETTINGU i POLITIKANËVE/ Komisioni i Venecias miraton opinionin përfundimtar: Nuk ka udhëzime dhe masa të përshtatshme

spot_img

Lajme të ngjashëm

7a652e00cfc7f835ded6352f111be787

Në opinionin e miratuar në 14 dhjetor Komisioni i Venecias i Këshillit të Evropës shprehet se projektlijget për ndryshime kushtetuese që autorizojnë hetimin e politikanëve shqiptarë, duke përfshirë shqyrtimin e lidhjeve të tyre me krimin e organizuar, nuk kanë udhëzime dhe masa të përshtatshme për një process kaq të ndjeshëm, çka mund të cojë lehtësisht në shpërdorimin e pushtetit.

Lajmi është shpërndarë për mediat nga vetë zyra e shtypit e Këshillit të Evropës. Komisioni i Venecias pranon se është ligjore të largohen politikanët e korruptuar, por Komisioni shpreh shqetësimin se mungesa e qartësisë ligjore dhe sigurisë lidhur me fushëveprimin dhe zbatimin e procedurës së propozuar të verifikimit mund të çojë në implikime të rënda për të drejtat e atyre subjekteve.

Opinioni vë në dukje se nuk është e qartë se kush do të jetë organi përgjegjës për verifikimin dhe nëse kjo do të bëhet nga një organ gjyqësor apo i pavarur. Nuk ka qartësi ligjore nëse skualifikimi I subjekteve duhet të jetë i përhershëm apo kufizohet. Po ashtu nuk ka garanci që procesi të mos përdoret në mënyrë të njëanshme politike e arbitrare.

Sipas ekspertëve kushtetues të Këshillit të Evropës, propozimi ngre cështje të porpocionalitetit.

Projektligji gjithashtu nuk përcakton disa element kryesorë si: çfarë nënkuptohet kontakt me persona të caktuar; cfarë nënkuptohet me përfshirje në krimin e organizuar; cfarë nënkuptohet me përfshirje në rrethin e subjektit që kanë kontakt me personat e dyshuar.

Përsa  i përket zyrtarëve të zgjedhur, Komisioni i Venecias thotë se propozimi është në kundërshtim me Konventën Evropiane për të drejtat e Njeriut dhe Kodin e praktikës së Ceshtjeve zgjedhore, sepse nëse dikush ka kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar, mund të jetë I përdorshëm për kufizimin e të drejtës për zgjehdje të lira, pavarësisht nga natyra e kontakteve.

Komisioni i Venecias në fund shprehet se vlera ligjore e amendamenteve të propozuara është e diskutueshme. Komisioni shprehet se është i gatshëm të ofrojë ndihmë të mëtejshme dhe shprehet se hapat e tjera për ndryshime duhet të merren në parlament, nëpërmjet dialogut mes forcave politike dhe shoqërisë në përgjithësi, në interes të demokracisë shqiptare.

 48377579_1945572815563220_9150859648729874432_n.jpg

 

 

 

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img