Tirana
broken clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1kmh
75 %
Hën
10 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
9 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Vettingu i Politikanëve, Erion Braçe i merr radhë: Populizmi që vjen erë! Ja kush janë politkanët e PD-së që e kërkojnë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend amendamentin për Vettingun e politikanëve, duke kërkuar që politkanëve t’u verifikohet pasuria dhe pastërtia e figurës.

Deputeti socialist Erion Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale ka përmendur 4 politikanët e Partisë Demokratike që kërkojnë me ngulm këtë vetting. Braçe nuk i përmend me emër, por me akuzat që kjanë rënduar mbi këta politikanë.,

“POPULIZMI QE VJEN ERE! 1. Nje politikan qe eshte hetuar dhe eshte akuzuar per vjedhje permes shperdorimit te detyres, qe nuk lejoi me cdo mjet pushteti te gjykohej, eshte tani flamurtari i Vetingut te Politikaneve! Ka me ere te qelbur se kjo? Po ka! Lexo statusin tjeter”, shkruan Braçe si fillim, teksa mendohet se ky postim i dedikohet kryedmeokratit Lulzim Basha, i cili është akuzuar për vjedhje në projektin e Rrugës së Kombit, kur ishte ministër i Transporteve.

POPULIZMI QE VJEN ERE! 2. Nje politikan ne detyre, komande te nje grushti ushtarakesh, pushkatoi 4 protestues kunder pushtetit te tij, perdori cdo mjet per te shkaterruar provat e per te mos dorezuar vrasesit, eshte tani YDHI i Vetingut te Politikaneve! Per eren, shih me tej”, shkruhet në postimin e dytë, ndërkohë që edhe ky postim mendohet se është për Lulzim Bashën, i cili ishte ministër i Brendshëm në 21 janar 2011, kur 4 protestues u vranë në shehin “Nënë Tereza.

“POPULIZMI QE VJEN ERE! 3. Nje politikan/e qe eshte denuar me vendim te formes se prere per MASHTRIM, mjafton ta njoftoj VENDIMIN dhe mbetet ne politike, i/e paster, madje luftetar/e per Vetingun e Politikaneve. A ka ma ere te ndyre se kjo? Po ka! Lexo statusin e fundit”, shkruhet në postimin e tretë, ndërkohë që nuk dihet se kujt i drejtohet Braçe me këtë postim.

“POPULIZMI QE VJEN ERE! 4. Nje politikan qe organizoi nje strukture paraushtarake qe pushkatoi njerez ne mes te Elbasanit, qe nuk hetohet hic, eshte tani YDH me video i Vetingut te Politikaneve. Eshte i paster ne letra edhe ky! Kjo eshte era e ndyre e populizmit”, shkruan Braçe në postimin e katërt. Ky postim mendohet se është për Gazment Bardhin, i cili deklaroi se PD kishte ngritur grupe paramilitare për mbrojtjen e votës në 25 Prill.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img