Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vettingu e shkarkoi nga detyra, kryeprokurorja Imeraj: Vendimi nga dokumente false dhe të rreme, do u drejtohem instancave të tjera

Shkruar nga Newsbomb
Vettingu e shkarkoi nga detyra, kryeprokurorja Imeraj: Vendimi nga dokumente

Kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj, thotë se do t'ju drejtohet instancave të tjera për shkarkimin e saj nga detyra sot, nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Ajo ka thënë se vendimi për të është marrë në bazë të dokumente të falsifikuara dhe personave të rremë, që nuk ekzistojnë.

"ONM ka paraqitur një sërë gjetjesh dhe në të paktën 2-3 prej tyre është paraqitur si burim prove një shtetas me emrin Rrahim Shehu. Ky shtetas nuk ekziston. Është dhe një e-mail tjetër, në emrin e një shtetasi Valentino Ymeri. Edhe nga të dhënat e Gjendjes Civile ky shtetas nuk ekziston", tha Imeraj në deklaratën e saj.

Kryeprokurorja e Tiranës, tashmë e shkarkuar nga detyra, ngriti dyshimet se shkarkimi i saj ka prapavijë politike dhe ka pasur persona që e kanë dashur shkarkimin e saj.

Imeraj ka hetuar dosje të mëdha të grupeve kriminale dhe atyre terroriste në vend, ndërsa njihet dhe si e vetmja prokurore që në 30 vjet thirri për herë të parë për të dëshmuar ish-kryeministrin Sali Berisha, pas ngjarjeve të 8 janarit në selinë e PD.

Pjesë nga fjala e Elisabeta Imerajt

Ajo që pretendohet nga Reforma në Drejtësi, është që secila palë të jetë e dëgjueshme. Shpresojmë që do ta kenë të arsyetuar se kush e dëshiron shkarkimin e Elisabeta Imerajt nga sistemi i drejtësisë. Jeni të ftuar të merrni çdo fletë të dosjes, ku vërtetohet në mënyrë të plotë se Elisabeta Imeraj ka 0 pasuri në Shqipëri dhe jashtë territorit.

Ajo çfarë reforma në drejtësi synon është krijimi i një sistemi të pavarur, pavarësisht sesa është ndikimi i raporteve politike, ekonomike dhe kriminale, apo dhe i vëzhguesve ndërkombëtarë. Ky proces ka qenë i lidhur ngushtësisht me kartela të falsifikuara, me denoncime anonime si Rrahim Shehu...

Unë si çdo subjekt rivlerësimi, jam prezantuar dhe përfaqësuar me dy identitete, si prokurore dhe si qytetare. Duhet dhe kam të drejtën e dinjitetit.

- Unë isha prokurore dhe nuk mund të sillem ndryshe nga të qenurit prokurore. Bazohem në fakte dhe prova. Do t'i drejtohem instancave të tjera.

- Edhe në KPA nga ana ime është bërë me dije se nga hapja e dosjes në shkallën e parë, një nga shkaqet e ankimimit është një kartelë pasurie në emër të Elisabeta Imeraj. Nga ana e institucioneve përgjegjëse, është thënë se një dokument i tillë nuk ekziston. Madje, nuk ka as prona apo nuk është bashkëpronare në Shqipëri.

ONM ka paraqitur një sërë gjetjesh dhe në të paktën 2-3 prej tyre është paraqitur si burim prove një shtetas me emrin Rrahim Shehu. Ky shtetas nuk ekziston. Është dhe një email tjetër, në emrin e një shtetasi Valentino Ymeri. Edhe nga të dhënat e Gjendjes Civile ky shtetas nuk ekziston.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.