Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Irena Plaku.
Seanca për gjyqtaren Plaku u mbajt ditën e hënë, ku u përball me deklarimin mbi burimin e ligjshëm të të ardhurave të familjes së prindërve, të cilëve u kishte marrë 15 mijë euro hua për blerjen e një apartamenti në Tiranë.
Gjatë seancës Irena Plaku deklaroi se kishte dhënë sqarime të plota dhe dokumente shtesë për të ardhurat e familjes së saj.
Procesi i rivlerësimit për gjyqtaren Plaku u krye nga trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Genta Tafa (Bungo), me relatore Alma Faskajn dhe anëtar Lulzim Hamitajn.