Hapësire reklamuese

Aktualitet

VETTINGU/ Donika Prela para KPK, cila do të jetë trupa gjykuese e drejtueses së Krimeve të Rënda

Shkruar nga Newsbomb

Më 22 janar pritet të dalë para Komisionit të Pavarur (KPK) drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Sipas kalendarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Donika Prela do japë llogari në seancë dëgjimore rreth pasurisë së saj dhe aftësive profesionale ndër vite.

Donika Prela, si drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda do të ketë përballë trupën gjykuese të udhëhequr nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari.

Ndërkohë që një ditë para seancës së Prelës, kontrollit të vetingut do t'i nënshtrohet, Altin Binaj, Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Vlorës.

Përballë tij do të jetë trupa gjykuese e udhëhequr nga, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Xhensila Pine.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll