Hapësire reklamuese

Aktualitet

VETTINGU/ Deklarim i rremë dhe  fshehje e  pasurisë, kush është gjyqtari drejt shkarkimit  

Shkruar nga Newsbomb

Kryetari i Gjykatës së Rrethit Kurbin, Alfred Gjoni ka dalë sot para Komisionit Pavaruar të Kualifikimit, ku do t'i nënshtrohet procesit të të Vetingut.

KPK bën me dije se sipas ILDKPI, deklarimi i pasurisë të gjyqtarit nuk është i saktë.

Gjoni ka kryer deklarim të rremë dhe ka fshehur pasurinë.

Sipas KPK, gjyqtari nuk ka deklaruar të drejtën e përdorimit të tre automjeteve dhe nuk ka dhënë deklarime të sakta për udhëtimet e tij.

Po ashtu KPK thekson se Gjoni zotëron edhe një apartament në Durrës, ndërsa bëhet e ditur se ai ka të dhëna kontradiktore në deklarimet për banesën në Durrës.

Përsa i përket anës profesionale, KPK bën me dije se Gjoni ka zvarritur afatatet kohore të çështjeve deri ne 4 vjet.

Alfred Gjoni e ka filluar karrierën në vitin 1995 dhe ushtron funksionin e gjyqtarit prej më shumë se 20 vitesh. Ai drejton Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin prej vitit 2010.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Alfred Gjoni nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

 

Alfred-Gjoni-foto.jpg

 

 

 

 

 

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll