Hapësire reklamuese

Politikë

Vetting edhe për noterët, ministri Manja: Për ata aktualë dhe të rinjtë që do futen në shërbim, do verifikohen kontaktet

Shkruar nga Newsbomb
Vetting edhe për noterët, ministri Manja: Për ata aktualë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka njoftuar sot se noterët dhe zv/noterët do t'i nënshtrohen vettingut. Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin dhe së shpejti ai do të dërgohet në Kuvend për diskutime dhe miratim.

"Ky projektligj ka për qëllim forcimin e integritetit të profesionit të noterit dhe lidhet me besueshmërinë e publikut te ky shërbim. Përcaktohen kritere të reja për futjen në profesionin e noterit. Kanë të bëjnë me mospërfshirjen në këtë sistem të personave që kanë lidhje apo kontakte të papërshtatshme me krimin e organizuar; ose personat e dënuar për kryerjen e veprave penale të rënda", tha Manja.

Vettingu i noterëve do të bëhet nga Ministria e Shëndetësisë. "Këtyre kritereve do t'i nënshtrohen edhe noterët që janë pjesë e shërbimit noterial, nëpërmjet inspektimeve proaktive që do ushtrojë Ministria e Drejtësisë", tha ministri.

"Në kriteret e reja, pjesë e shërbimit të noterisë nuk mund të bëhen dhe nuk do të jenë as noterët që tashmë janë në profesion, që janë në listën e personave të shpallur sipas legjislacionit në fuqi në kuadër të masave kundër financimit të terrorizmit dhe pastrimit të parave.

Ndryshimet që propozohen sot jo vetëm që përcaktojnë kritere të reja për pranimin në profesionin e noterit dhe zv.noterit, por as më shumë dhe as më pak është një proces vettingu për noterët e sistemit që sot janë në këtë shërbim. Dhe kanë të bëjnë me verifikimin e kontakteve të papërshtshme apo të lidhjeve me krimin e organizuar, dhe personat e dënuar për kryerjen e veprave të rënda penale. Është vetting për sistemin noterial në Shqipëri", shtoi Ulsi Manja, ministër i Drejtësisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu