Tirana
overcast clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
1kmh
90 %
Die
20 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Vetizolohet kryetari i komunës në Kosovë, ishte në të njëjtin ambient me këngëtarin shqiptar me Covid-19

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

44bc9230519d24435a3a637a5a11c4be

Kryetari i Komunës së Gjilani, njëherazi nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është vetizoluar mbrëmjen e djeshme.

Lajmin e ka bërë të ditur pak më parë përmes një statusi në “Facebook”, ku shprehet se ky veprim ka ardhur pasi ka qëndruar në një ambient të njejtë me personin që doli se është i prekur nga korona virusi.

Sakaq, mësohet se bëhet fjalë për këngëtarin e muzikës popullore Muhamet Sejdiu.

Ndërsa Haziri i kërkon të gjithëve që kanë qenë në atë ambient t’i nënshtrohen testit për të parë rezultatin.

Statusi i plotë:

Të dashur qyetarë,

Komuna e Gjilanit prej 22 shkurtit ka ndërmarrë veprimet konkrete për parandalimin e #Covid-19.

Ekipet komunale, në koordinim me të gjitha instancat lokale dhe regjionale, çdo ditë janë në luftë me këtë virus.

Meqë javën e kaluar kam qenë në ambient të njëjtë, por pa kontakt me Muhamet Sejdiun, i cili rezultoi pozitiv, unë nga mbrëmja jam vetizoluar, duke iu nënshtruar testeve të protokolit shëndetësor.

Po ashtu, u kam kërkuar të gjithëve që kanë qenë në ambient të njëjtë, t’i nënshtrohen testeve dhe vetizolimit.

Detyrën time e ushtron nënkryetari i Komunës, i mbështetur nga kryesuesi i Komisionit emergjentë të Gjilanit, të cilët kanë ekip të madh pas vete.

Besoj që bashkë ia dalim! Deri atëherë, kujdesu për veten, familjen, miqtë e lagjen, duke qëndruar në shtëpi.

Ju përqafoj shumë!

Këngëtari Muhamet Sejdiu:

maxresdefault.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img